1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
SportFrancë

Flaka olimpike rrugës për në Francë

28 Prill 2024

Flaka olimpike e ndezur në Greqi është nisur drejt Francës, por para ceremonisë së Lojërave Olimpike në Paris janë planifikuar stacione të tjera qëndrimi, flaka olimpike kalon në 64 territore franceze e 450 qytete.

https://p.dw.com/p/4fGXf
Deri më 8. Maj do të zgjasë udhëtimi i flakës olimpike në anijen historike "Belem" në Francë, në bord edhe 15 të rinj nga të gjitha rajonet franceze
Deri më 8. Maj do të zgjasë udhëtimi i flakës olimpike në anijen historike "Belem" në Francë, në bord edhe 15 të rinj nga të gjitha rajonet franceze Fotografi: Angelos Tzortzinis/AFP/Getty Images

Në portin e Pireut një delegacion francez me flakën olimpike në bordin e anijes historike "Belem" u nis për një udhëtim dhjetëditor në Mesdhe. Më pas flaka olimpike mbërrin në Marsejë, ku do të vazhdojë udhëtimin e saj. Rreth 100 policë do duhet të mbrojnë flakën olimpike.

Tony Estanguet, ish-fitues në Lojërat Olimpike dhe kryeorganizator i Lojërave Olimpike këtë vit në Paris mbajti flakën olimpike deri në bordin e anijes "Belem"
Tony Estanguet, ish-fitues në Lojërat Olimpike dhe kryeorganizator i Lojërave Olimpike këtë vit në Paris mbajti flakën olimpike deri në bordin e anijes "Belem"Fotografi: Angelos Tzortzinis/AFP/Getty Images

10.000 pishtarëmbajtës në 450 qytete

Kalimi me rrugë detare nga Pireu në Marsejë, dikur koloni greke, është vetëm një etapë e udhëtimit të zjarrit olimpik. Flakën olimpike do ta mbajnë 10.000 pishtarë mbajtës në 64 territore franceze dhe 450 qytete. Këto destinacione nuk janë vetëm në tokë, flaka olimpike do të kalojë edhe Atlantikun deri në Guyanan franceze. Në program qëndrojnë Polinezia dhe Kaledonia franceze në Paqësor, më vonë Guadelupë dhe Martinik në Karaibe.

Zjarri olimpik do të bëjë një qëndrim të shkurtër në Paris para festës së madhe sportive më 14 korrik, Festën Kombëtare franceze. Vetëm pas disa stacionesh rreth e rrotul Parisit, flaka olimpike do të kthehet më 26 korrik në Paris në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

la/ag